Kryeministri Edi Rama, ka mbërritur në Berlin ku edhe do të zhvillojë një takim me zyrtarë në Berlin.

Ndonëse dita e sotme është shoqëruar nga një mot i keq, kryeministri Rama është pritur nga një ceremoni zyrtare.

‘BalkanWeb’ zbardh agjendën e vizitës së kryeministrit, ndërsa bëhet me dije se ditën e nesërme (të hënën) do të zhvillojë takime me presidentin , si edhe kancelarin gjerman ku edhe do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi.

Agjenda:

E diel, 10 prill

15.05 – Mbërritja në aeroportin Berlin-Brandenburg

Ceremonia zyrtare e pritjes për Kryeministrin dhe delegacionin që e shoqëron.

15.15 – Nisja drejt qytetit të Berlinit

E hënë, 11 prill

10.30 – Vizitë në ambientet e “Factory Berlin”

12.30 – Takim me znj. Franziska Giffey, kryetare e bashkisë së Berlinit

15.20 – Takim bilateral me z. Frank-Walter Steinmeier, President Federal i Gjermanisë

18.00 – Takim tete-a-tete me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë

18.15 – Konferencë e përbashkët shtypi me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: