Një super-gol i Edon Zhegrovës i ka dhënë barazimin 1-1 Lille ndaj Angers, në kampionatin francrez. Sulmuesi kosovar kordinohet mirë me te majtën në minutën e 74-tën, duke bërë që portieri ta kishte të pamundur për të kapur atë top.

Ky është goli i dytë i tij sezonal me Lille. 23 vjeçari u bashkua në janar me këtë ekip dhe numëron deri më tani vetëm 6 prezenca. Konkurrenca në ekip është shumë e madhe, ndaj minutat për të nuk kanë qenë të shumta.

Lille nuk po bën një sezon të mirë. Renditja në vendin e shtatë nuk i jep djemve të Gourvennec atë që kishin kërkuar prej fillimit të edicionit: arritjen e objektivave. Gjithsesi, ka akoma ndeshje deri në fund.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: