Miralem Pjanic, nuk është më pjesë e planeve të Besiktas, ka bërë të ditur drejtori sportiv, Ceyhun Kazanci.

“Është në huazim, ashtu si sulmuesi Michy Bastuayi. Ne do t’u themi lamtumirë në fund të sezonit sepse ata nuk do të qëndrojnë me ne”.Kështu, boshnjaku do të kthehet në te Barcelona, ​​klub me të cilin është i lidhur deri më 30 qershor 2024.

32 vjeçari nuk ka bërë një edicion të mirë në Turqi. Ai numëron 18 paraqitje, sakaq nuk ka provuar ende shijen e golit. Sa i përket assisteve, mbetemi në kuotën e 2 të tillëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb