Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky është shprehur se forcat ruse kanë lënë mina të vendosura thuajse në çdo vend.

Ai është shprehur se në çdo banesë, rrugë apo makina janë gjetur të vendosur mina, si një përpjekje kjo e forcave ruse për të vrarë sa më shumë njerëz.

“Trupat ruse kanë lënë mina kudo. Në shtëpi, në rrugë, në makina, në dyer. Ata kanë bërë gjithçka për ta bërë sa më të rrezikshëm kthimin në këto zona, në përpjekje për të vrarë ose gjymtuar sa më shumë njerëz”, kështu deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një video-mesazh në rrjete sociale.

Më tej ai ka bërë thirrje për më shumë armë nga ndërkombëtarët.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: