Ambasada amerikane në Kiev ka publikuar të dhëna të reja lidhur me situatën në Ukrainë.
Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale ambasada Amerikane njofton se nga lufta në Ukrainë janë vrarë 183 fëmijë dhe 342 të tjerë janë plagosur.
“Pas çdo vdekjeje të një fëmije, nëna , babai apo familja ndryshon përgjithmonë. Çdo atentat u krye nga një ushtar, komandant rus dhe Vladimir Putin, krimet e të cilit nuk do të harrohen”, thuhet në statusin e publikuar nga ambasada.

(BalkanWeb)
