Mbështetja që Britania e Madhe ka dhënë për Ukrainën, ka qenë evidente që në nisjen e agresion të trupave ruse.

Së fundmi, si pasojë e ndihmës në armatim të dërguar nga Britania, është shpërthyer një dron rus zbulues Orlan-10.

Për rrëzimin e tij është përdorur Martlet, një raketë e lehtë me shumë funksione, raketë e cila është dërguar në Ukrainë në mënyrë të fshehtë, kjo edhe për faktin që Rusia ka deklaruar se çdo ndihmë që do të vijë në Ukrainë, do të shihet si një shënjestër dhe do të sulmohet.

Pamjet e dronit të rrëzuar, i cili kushton 92,000 £, tregojnë se ai humbi të dy krahët pasi u godit.

“Kjo është një përshëndetje nga parashutistët ukrainas për Boris Johnson. Faleminderit, Britani. Mbështetja e aleatëve tanë po përdoret në mënyrë efektive, dërgoni më shumë. Për lirinë tonë dhe tuajën!”, shkroi një ushtar ukrainas në Twitter.

Raportet fillestare sugjeruan se brigada ukrainase kishte përdorur një raketë britanike Starstreak me shpejtësi të lartë për të qëlluar dronin, por The Times zbuloi se ishte raketa Martlet ajo që ishte përdorur nga forcat ukrainase.

Kjo është një raketë më e ngadaltë dhe përdor eksploziv për të shkatërruar objektivat në vend të tre shigjetave kinetike.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb