TIRANË

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të riçelë hetimin administrativ për drejtuesen e prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj dhe marrjen e provave të reja të kërkuara prej saj.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila raportoi më tej se KPA vendosi të mos pranojë pyetjen si dëshmitarë të familjarëve të Imerajt, për të dëshmuar lidhur me zgjidhjen e martesës, pasi aktet në dosje përmbajnë dokumentacion të mjaftueshëm për këtë fakt.

KPA vëren se gjetjet e vëzhguesit ndërkombëtar përbëjnë provë në vetvete dhe si të tilla do t’i nënshtrohen shqyrtimit gjyqësor.
Seanca e radhës është shtyrë për më 20 prill, ora 13:00 për t’i dhënë kohë palëve për konkluzionet përfundimtare.

Pas përfundimit të seancës Imeraj tha për mediat se “do presim drejtësinë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: