Reali i Madridit kualifikohet mes vuajtjesh për në gjysmëfinalen e Champions League.  Madrilenët janë favorizuar nga fitorja 3-1 një javë më parë në Londër ndaj Chelsea duke bërë që tani të presin fituesin e çiftit Manchester City- Atletico Madrid për gjysmëfinalen. 

Një humbje e ëmbël 2-3 sonte u jep të drejtë të jenë ata që vazhdojnë ëndrrën Champions.

Ndërkohë në Mynih ka ndodhur “gjëma” për bavarezët. Kampionët e Gjermanisë nuk kanë shkuar dot më shumë se një bararazim 1-1 përballë Vilareal, duke u detyruar ti japin fund aventurës europiane pas humbjes 0-1 në Spanjë.

Real Madrid- Chelsea

Zhbllokimi i takimit erdhi që në minutën e 15-të me Mason Mount. Lojtari është mjaft i saktë, duke çuar topin pas shpinës së Courtouis. 5 minuta më pas, Carvalaj ka mundësi të vendosë ekuilibrat, por nuk shfrytëzon siç duhet një top të ardhur për të brenda zonës.

Në të 35-tën, Rudiger tenton të dyfishojë shifrat, por goditja e tij tregon se nuk është një sulmues.

Rudiger realizon sapo fillon e dyta. Blutë e Londrës marrin zemër dhe gjejnë edhe golin e 3-të me Werner (75′). Loss Blancos zgjohen me Rodrigon, në të 80-tën.

Në kohën shtesë, gjashtë minuta pasi kishte nisur e para, madrilenët gjejnë golin me të përhershmin Benzema, duke i çuar shifrat në 2-3. 

Ekipi i drejtuar nga Tomas Tuchel rriti presionin ndjeshëm, duke patur disa raste konkrete për barazimin. Gjithsesi, prapavija e skuadrës së Anchelottit ishte në një natë të mira dhe hapësirat e lëna në shtesën e dytë ishin të vogla. Në fund, ata që gëzojnë janë Real Madrid, të cilët do vazhdojnë rrugëtimin dhe mbeten pretendentët kryesor për të fituar trofeun me veshë të mëdhenj.

 

 

 

 

 

 

Bayern- Vilareal

Bayern e mbyll këtu aventurën e Champions League. Gjermanët u mposhtën 1-0 nga Villareal në takimin e parë, ndërsa sonte në Mynih, sfida u mbyll 1-1.

Rasti i parë serioz ndaj ekipit të verdhë erdhi në minutën e 30-të. Ai që do i mohonte golin Musialës do ishte pikërisht portieri Rulli, me një pritje të mrekullueshme. “Gardiani” Rulli do neutralizonte edhe një krosim të Sane (39’), duke bërë të tijin topin në një moment delikat. Goli i ekipit të Nagelsmann do vinte sapo filloi fraksioni  i dytë, me Lewandowskin.

Në minutat e mbetura, loja ishte disi e ekuilibruar, me ekipet që patën frikë të dilnin përpara. Goli që dërgoi Bayernin në shtëpi ishte ai i Chukweze, në të 88-tën.

Nata e Champions League duket më e gjatë se kurrë.

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb