Departamenti i Shtetit për Gjendjen e të Drejtave të Njeriut në raportin e publikuar për vitin 2021 bën me dije se Mali i Zi është përballur me shumë sfida.

Në raport theksohet se vendi është përballur me probleme serioze me pavarësinë e gjyqësorit, kufizime në lirinë e shprehjes si edhe përfshirjen e zyrtarëve qeveritarë në korrupsion.

Ndër të tjera janë renditur edhe vepra penale që përfshijnë dhunë ose kërcënime ndaj personave me aftësi të kufizuara , apo anëtarëve të grupeve të pakicave kombëtare, racore, etnike.

Sakaq, Departamenti Amerikan thekson se mosndëshkimi gjithashtu mbetet një problem dhe se nga ana e qeverisë është bërë pak për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht zyrtarë që kanë shkelur të drejta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb