Rusia do të vendosë sanksione kundër 398 deputetëve të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan dhe 87 senatorëve kanadezë.

Ministria e Punëve të Jashtme ruse, bëri me dije se këto janë masa reciproke, pas sanksioneve të vendosura kundër Rusisë, si pasojë e luftës në Ukrainë.

Nga ana tjetër mediat e huaja shkruajnë se Rusia planifikon të shpallë së shpejti sanksione të tjera si kundërpërgjigje ndaj SHBA.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb