Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, ka njoftuar se rreth 300 persona u morën peng nga forcat ruse dhe u mbajtën për katër javë në bodrumin e një shkolle në Yahidne në veri të Chernihiv.

Zyrtarët ukrainas theksuan se emrat e 18 personave që dyshohet se janë vrarë u gjetën të shkruara në mur.

Kujtojmë se më herët presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenksy akuzoi Rusinë për taktika terroriste , duke theksuar se pushtimi i Ukrainës nuk është luftë, por terrorizëm,.

Ukraine

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb