Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako do të merret në pyetje sot nga SPAK. Ai ndodhet pas hekurave për abuzim me inceneratorin e Fierit.
Lajmi është konfirmuar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Ish-deputeti socialist u akuzua si i përfshirë në aferën e inceneratorëve dhe akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
