Guvernatori i rajonit Kharkiv të Ukrainës, Oleh Synyegubov njoftoi se katër civilë mbetën të vrarë dhe 10 të tjerë u plagosën gjatë bombardimeve ruse, këtë të enjte.
Nëpërmjet një deklarate guvernatori i rajonit u kërkoi banorëve të disa qyteteve të evakuoheshin, shkruan The Guardian.
Synyegubov tha se në orët e ardhshme priten që në këtë zonë të zhvillohen operacione ushtarake.
(BalkanWeb)