Operacioni policor i koduar “Sakosa” ka vënë në pranga sot dy të rinj, pasi janë kapur duke vjedhur kabllo elektrike në ambientet e një impianti për prodhimin e paneleve diellore..

“- D. S., 28 vjeç dhe A. Xh., 20 vjeç, banues në fshatin Marikaj jane arrestuar për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë. Këta shtetas janë kapur në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, gjatë kohës që po tentonin të vidhnin disa profile hekuri, për tabela reklamuese, në lagjen Sakosë, Vorë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 31.03.2022, kanë vjedhur kabllo elektrike në ambientet e një impianti për prodhimin e paneleve diellore. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas”, bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: