MAT

Gjendet nga banorët e zonës një minë antitank në fshatin Baz të Matit. Gazetari Enver Doçi raportoi se mina është pikasur nga një banor i zonës, i cili më pas ka telefonuar në komisariatin e Matit. Dyshohet që mina të ketë brenda më shumë se 5 kg tritol.

Forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën, teksa priten specialistët nga Tirana.

Banor Mat
Banor Mat

Mina është gjetur vetëm 10 metra poshtë rrugës nacionale Burrel-Skuraj dhe rreth vendit ku ndodhet ka banesa të shumta që rrezikojnë nëse është aktive. Banori që e ka zbuluar iu bëri thirrje autoriteteve të dërgojnë në vend forcat xheniere për neutralizimin dhe largimin e saj.

Ish-ushtaraku Stafë Ndoj, banor i zonës thotë se mban mend që ky lloj mine antitank, të ketë brenda saj rreth 5 kg tritol brenda.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb