Mbrëmë ndeshja mes Atletico Madrid dhe Manchester City nuk përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Shkak u bë një faull ndaj Foden në fundin e takimit, teksa të dyja palët u përfshinë në një sherr.
Përleshja pati edhe në dhomat e zhveshjes. Sipas pamjeve të publikuara, duket se në tunel gjithccka ka nisur nga Ëalker, futbollist i Manchester Cityt. Ai shtyn një lojtar të spanjollëve, duke bërë që situata më pas të agravonte.
Të dyja kampet akuzojnë njëra tjetrën, por pamjet flasin qartë.