Një grua është mbytur në bregdetin e Durrësit. Ngjarja është regjistruar pranë shëtitores Taulantia. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton se viktima është identifikuar si Adriana Thomallari nga Erseka.
Nga të dhënat paraprake, ka dyshime se gruaja është vetëmbytur, pasi çanta e saj është gjetur në breg të detit.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 12:05, në lagjen nr.1, Durrës, shtetasja A. Th., 58 vjeçe, ka hyrë në det dhe është mbytur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.
(BalkanWeb)