Prej disa ditësh fermerët e fshatit Çiflik në bashkinë Dimal po përballen me dëmtimit e prodhimit në serat e tyre. Me afrimin e sezonit të pranverët, fermerët filluan mbjelljen e serave me speca, domate e tranguj por të gjithë ata fermerë që mbollën speca u dëmtuan. Kjo për shkak të “farës së keqe” që fermerët kanë blerë në pikat e tregtimit.

Fermerët shprehen se, fara e specit që po tregtohet është e skaduar dhe se ata e kuptuan këtë gjë menjëherë pas çeljes së fidanit dhe daljes së perimeve të para. Kjo farë që ata kanë mbjellë ka dëmtuar tashmë më shumë se gjysmën e prodhimit, duke bërë që fermerët të mos mbulojnë dot as 20% të parave të hedhura për kultivimin e tyre.

Fermerët shprehen se shteti duhet të marrë masa të menjëhershme për të kontrolluar cilësinë e farave që tregtohen sepse të gjithë fermerët po fundosen çdo ditë e më shumë. Fermerët shprehen se, janë ankuar në pikat ku kanë blerë farën e specit por ata nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për dëmtimin e prodhimit. Kjo i ka detyruar fermerët ti drejtohen Prokurorisë së Rrethit të Beratit, ku edhe kanë bërë kallëzim për tregtarët e farave.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: