Alexander Pavlovsky, një fermer nga Odesa, ka krijuar një organizatë bamirësie ushqimore për bashkatdhetarët e tij që ikin nga lufta.

Para pushtimit, ai kishte një fermë të madhe ku kultivonte luleshtrydhe, drithëra dhe perime. Për 40 ditët e fundit, ai dhe familja e tij kanë fjetur çdo natë në një bodrum.

Pavlovsky i është përkushtuar fillimit të Iniciativës Free Borscht, një organizatë bamirëse që blen të korra nga fermerët vendas dhe u shpërndan kuti me ushqime të freskëta refugjatëve në nevojë.

“Odesa nuk është e sigurt, po goditet me raketa. Por është relativisht e sigurt në krahasim me Mariupolin dhe vendet e tjera ku ata po kalojnë nëpër ferr”.

Fermerët në Ukrainë po luftojnë për të shitur prodhimet e tyre për shkak të pushtimit rus, thotë ai. Ndërkohë njerëzit janë të uritur.

“Ideja ime është t’i lidh të dyja: të blej nga fermerët vendas, t’i ndihmoj ata të mbajnë familjet e tyre. T’ua jap njerëzve në nevojë, të cilët nuk kanë asgjë fare.” Ai deri më tani ka dhuruar rreth 200 kuti që përmbajnë ushqim të mjaftueshëm për të ushqyer një familje për tre deri në katër ditë.

“Qëllimi im është të shpërndaj 1000 çdo dy javë, ndoshta më shumë nëse mundem,” thotë ai, duke shtuar se deri në 3,000 të evakuuar po mbërrijnë në Odesa çdo ditë.

“Njerëzit që vijnë nga vende si Mariupol, emocioni i parë që më vjen në mendje është turpi – ata kanë turp të marrin ndihmë. “Ata nuk janë mësuar me këtë në jetën e tyre të mëparshme. Por ata kanë nevojë për të.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb