Ka pak ndeshje në dispozicion por Dortmund po i jep kuptim luftës për titull. Verdhezinjtë fituan 6-1 me Wolfsburg, në një 90 minutësh ku nuk u diskutua për asnjë moment fitorja.

4 gola e parë do shënoheshin brenda 35 minutash. Rothe, Witsel, Akanji, dhe Can do tregonin klasin e tyre, duke përshendetur secili rrjetën.

Nuk mund të mungojë në këtë sfidë Erling Haaland. Norvegjezi merr një top të mirë në minutën e 38-të nga Reus dhe e ka tepër të thjeshtë për të bërë detyrën.

 

 

I gjashti mban po “vulën” e tij, në minutën e 54-të. Goli i nderit nga miqtë vjen nga Baku, në fund.

Dortmund është e dyta me 63 pikë, 6 më pak se Bayern.Wolfsburg është e 13-ta.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb