Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”, ku një 27-vjeçar nga Berati është proceduar penalisht, pasi kishte marrë me qira ambientin në të cilin organizonte lojëra fati, si dhe 11 shtetas të tjerë, pjesëmarrës në lojë.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e magazinës që shtetasi A. Gj. e kishte marrë me qira, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.
Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tjera të veprimtarisë së paligjshme në fushën e organizimit të lojërave të fatit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
