Deputetja e LSI, Erisa Xhixho ka akuzuar sërish Edi Ramën se gënjen për çështjen Becchetti. Duke postuar një video të tijën, Xhixho shkruan se Beccheti ka marrë deri tani 20 milionë euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Ai do të vijojë të marrë çdo qindarkë që Shqipëria përfiton nga hapësira ajrore derisa të plotësojë shumën totale 130 milionë euro.

 

Dëgjojeni Edi Ramën si i gënjen shqiptarët për çështjen Becchetti. Francesco Beccheti ka marrë deri tani 20 milionë euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ai do të vijojë të marrë çdo qindarkë që Shqipëria përfiton nga hapësira ajrore derisa të plotësojë shumën totale 130 milionë euro. Kjo është e vërteta dhe jo gënjeshtrat dhe premtimet e pambajtura që bën çdo ditë kryeministri Rama”- shkruan ajo.

 

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb