Rusia ka nisur prej muajsh një sulm në Ukrainë. Të shumtë kanë qenë ata që kanë shprehur mbështetjen e tyre të pakufintjë për ukrainasit, por një solidarizim i tillë nuk ka ardhur nga një emër i njohur siç është Anatoliy Tymoshchuk, ish-lojtar i Bayern Munich.
Edhe pse Tymoshchuk ka gjak ukrainas, nuk ka thënë asnjë fjalë për atë që po ndodh.
Sulmuesi i Kombëtares së këtij vendi, Andriu Yarmolenko zbulon se ka patur një telefonatë me tone të larta me idhullin e dikurshëm që tashmë është asistent trajner në Rusi.
YARMOLENKO HAD A CALL WITH TYMOSHCHUK
AY: ‘I asked him how do you sleep at night. He replied ‘I don’t sleep’
Then he called me. I told him you used to be a role model for me, now you’re nothing. Then he told me to f*ck off & I told him the same and that’s that’ pic.twitter.com/EQO76HEzCX
— Zorya Londonsk (@ZoryaLondonsk) April 18, 2022
“E pyeta se si arrin të flejë gjatë natës. Ai më tha se nuk fle fare. I kam thënë që ka qenë një idhull për mua, ka qenë një model të cilin kam dashur ta ndjek ndërsa tashmë ai është një hiç. Më është përgjigjur me fjalor banal, ndërsa edhe unë ia ktheva në të njëjtën formë” – tha ai.
(BalkanWeb)
