Në operacionin të kryer në fshatin Kirawa Jimni që gjendet në Borno, në kufirin verilindor me Kamerunin janë shpëtuar 112 persona të marrë pengje nga militantët e Boko Haram-it dhe që mbaheshin të burgosur.
Zëdhënësi i ushtrisë, Sani Osman, ka njoftuar se në mesin e të shpëtuarve në operacionin e përbashkët të Nigerisë me Kamerunin 68 janë fëmijë dhe 36 gra. Ai tha se: “Bashkëpunimi me fqinjët, na ka shtuar një fuqi të re. Kemi marrë edhe një rezultat të mirë prej luftës tonë kundër terroristëve të Boko Haram-it”.
Osman theksoi, sipas “AA” se zyrtari kamerunas i cili është plagosur rëndë në operacion nuk ka mundur të shpëtojë dhe se 8 ushtarë janë plagosur.
Në operacionin të kryer javën e kaluar në Borno ishin shpëtuar 324 pengje nga duart e Boko Haram-it dhe ishin vrarë 31 militantë të organizatës.
(el.sp/BalkanWeb)
