Pallati “Albania” është  qiellgërvishtësja e  parë në Beograd, i ndërtuar në vitin 1939.

Ndërtesa ka qenë prej kohësh më e larta në Beograd dhe e dyta në Evropën Juglindore.

Një pjesë e Pallatit “Albania”, pra 381 metra katrorë, e vlerësuar në 3.88 milionë euro, është ofruar në shitje.

Mediat serbe shkruajnë se tre muaj më parë u vu në shitje 381 metra katrorë hapësirë ​​për zyra në Pallatin “Albania”.

Tenderi u shpall në janar. Kjo pjesë e ndërtesës nuk është shitur ende, mëson Kronika e Beogradit.

Kafja E Mihalit
Kafja e Mihalit

Palace Albania në Beograd është ndërtuar në një vend ku ka ekzistuar për një kohë të gjatë Cafe Albania.

Në fotot e bëra shumë para vitit 1914 mund të shohim që kafeneja quhet me këtë emër.

Kafeneja është ndërtuar rreth vitit 1840.

Një nga pronarët ishte një burrë i quajtur Mihail “shqiptari”, një serb i shpërngulur nga Shqipëria.

Kështu ai e vuri këtë emër me origjinën e tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: