Një propagandë e pastër! Kështu i kanë cilësuar analistët e huaj deklaratat e Presidentit rus Vladimir Putin se ka marrë kontrollin e qytetit të Mariupol. Sipas raportimeve në fakt, asgjë nuk ka ndryshuar ditët e fundit, me luftimet janë përqendruar në fabrikën e çelikut Azovstal.

Deklaratat, analistët i “zbërthejnë” si një përpjekje për t’i thënë popullit rus se gjithçka po planifikohet. Çdo ditë, thonë gazetarët në frontin e luftës, po dalin informacione se shumë qytete po çlirohen nga rusët dhe kjo sipas tyre është një raportim i saktë.

Kujtojmë që Mariupol ndodhet prej ditësh i rrethuar nga forcat ruse. Civilët atje kanë pasur vështirësi për sigurimin e ushqimeve dhe ilaçeve dhe gjendja ka qenë tejet e vështirë.

Thuhet se rusët kanë mundur të rrafshojnë thuajse të gjithë qytetin dhe e vetmja pjesë që nuk kanë arritur të marrin nën kontroll është pikërisht fabrika e çelikut Azovstal.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb