Kryeministri Edi Rama u ngrit dy herë sot në foltoren e Kuvendit për t’i kërkuar opozitës të bëhet pjesë e procesit të zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit, çka shkaktoi debate të shumta në seancë.

Përveç kreut të grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj, pjesë e debatit u bë edhe kryeministri Berisha, i cili pasi foli, u ul në rreshtat e parë të grupit demokrat në pritje për të replikuar sërish.

Berisha u ul një rresht para Xhelal Mziut dhe gjatë kohës së fliste kryeministri u fiksua nga kamera e Kuvendit teksa lexonte diçka në telefon.

Megjithëse në një pozicion jo shumë të mirë, Mziu duket se është bërë kurioz nga telefoni i Berishës dhe ka ndjekur për disa sekonda se çfarë po lexonte ish kryeministri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: