Mourinho nuk ndryshon kurrë dhe jo më kot quhet Special One. Trajneri portugez i Romës ka vendosur që të anullojë konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të takimiy me Interin. Arsyeja lidhet me të kaluarën e tij, me “timonierin” që ka vendosur të respektojë kështu skuadrën me të cilën arriti të fitojë gjithçka para disa vitesh dhe ia doli ta dërgojë në majën e botës.

Mourinho nuk ka folur para medieve as në sfidën e parë të kampionatit dhe as në atë të Kupës. Roma do të përballet me kampionët e Italisë me datën 23 prill në kuadër të Serie A.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: