Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal mbërriti mëngjesin e sotëm në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me Oksana Markarova, ambasadoren e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se Shmyhal është takuar me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan dhe Presidentin Joe Biden.

Biden pritet të japë së shpejti komente për luftën e Rusisë dhe pritet të shpallë ndihmë shtesë për sigurinë për Ukrainën.

Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen do të takohet gjithashtu me Shmyhal, thotë një zyrtar i Thesarit. Zëvendës Sekretari i Thesarit Ëally Adeyemo dhe Ministri i Financave i Ukrainës Sergii Marchenko janë gjithashtu të pranishëm.

Në takim, Yellen pritet t’i tregojë kryeministrit ukrainas se Shtetet e Bashkuara synojnë të ofrojnë një financim shtesë prej 500 milionë dollarësh të menjëhershëm për të ndihmuar Ukrainën të vazhdojë pagesat kritike të qeverisë, të tilla si pagat, pensionet dhe programet e tjera, të nevojshme për të shmangur një përkeqësimi i situatës humanitare në Ukrainë.

“Kjo bazohet në mbështetjen e drejtpërdrejtë ekonomike prej 500 milionë dollarësh që presidenti Biden njoftoi në mars”, thotë një zyrtar i Thesarit, raportoi CNN.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb