Lufta në Ukrainë ka detyruar miliona qytetarë të largohen nga vendi për t’i shpëtuar sulmeve të forcave ruse.

Por gjithashtu shumë qytetarë të tjerë kanë mbetur të bllokuar mes rrezikut, duke mos arritur të largohen.

23-vjeçarja Anastasia Pavlova pasi prindërit e saj nuk arritën të largoheshin nga Mariupol mori vendimin e rrezikshëm për t’u kthyer në qytet për të shpëtuar prindërit.

Ajo u përball me rrezikun e sulmeve të forcave ruse, mes frikës se prindërit mund të mos i shihte më gjallë, 23-vjeçarja vendosi të udhëtojë me makinë në Mariupol për t’i kërkuar.

Ajo gjithashtu punësoi një shofer dhe arriti të futej në qytet, duke u shprehur se situata në dukej sikur ishte fundi i botës.

Përreth digjeshin makina, tanke gjithandej, shtëpi të shkatërruara, ndërtesa të shembura, turma njerëzish të frikësuar, dhe të afërm që i kishin vdekur.

Por falë guximit 23-vjeçarja arriti të gjente prindërit e saj dhe të bashkohej me ta.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb