Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Greqi në zonën e Voulgarit të Selanikut.
Një këmbësor rreth 60 vjeç është aksidentuar dhe më pas tërhequr zvarrë nga një makinë në rrugën Konstantinos Karamanlis.
Edhe pse ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe e ka transportuar atë drejt spitalit, i moshuari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.