Një burrë nga Maine, SHBA, ka ndërruar jetë nga një infeksion i rrallë i trurit që iu shkaktua pas pickimit nga një rriqër
Infeksioni i rrallë krijon një virus të rrezikshëm të trurit për të cilin nuk ka kurë, asnjë vaksinë dhe asnjë trajtim antiviral të njohur deri më tani.
“I bëj thirrje njerëzve dhe vizitorëve të Maine të ndërmarrin hapa që parandalojnë pickimin e rriqrave”, shprehen zyrtarët.
Siç raportojnë mediat e huaja, thuhet se viktima kishte pasur simptoma të rënda neurologjike pas pickimit. Edhe pse ishte nën kujdesin e mjekësve, ai nuk ia doli dot mbanë, duke ndërruar jetë.
Simptoma të tjera të zakonshme të këtij infeksioni përfshijnë ethe, dhimbje koke, të vjella, dobësi, konfuzion, konvulsione ose humbje të kujtesës.
