DURRËS- Policia e Durrësit ka sekuestruar 1056 litra lëndë djegëse gazoil kontrabandë dhe ka vënë në pranga një 51-vjeçar. Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të goditjes së informalitetit dhe paligjshmërisë, pas një hetimi 1-mujor të specializuar dhe intensiv, kanë arritur të finalizojnë me sukses operacionin e koduar”Gomisti”. Në sajë të këtij operacioni është arrestuar në flagrancë shtetasi Rifat Hoxha.

Gjatë kontrollit të ushtruar dje në automjetin me targa DR 1039 F tip “Mazda” si  edhe në garazhin e 51-vjeçarit, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provave materiale:
• rreth 1056 litra lëndë djegëse, gazoil;
• automjeti me targa DR 1039 F, tip “Mazda”;
• një telefon i markës “Nokia ”

Hoxha nuk dispononte faturë blerje-shitje dhe leje për të ushtruar aktivitetin. Materialet i kaluan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Tregtimi i mallrave që janë kontrabandë”dhe”Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: