Një tërmet i fortë goditi shumë qytete të Bosnje Hercegovinë dhe më i keqi ishte ai në Stolac, ku mbeti e vrarë Elmira Sefo, 27 vjeç dhe u plagosën prindërit dhe motra e saj.
Pas daljes së lajmit për vdekjen e Elmirës, shumë miq dhe të njohur i dhanë lamtumirën e fundit në rrjetet sociale. Hafiz Nedim Botiq ishte ndër të parët që foli.
-Mbrëmë Elmira Sefo vdiq në Stolac nga një tërmet dhe nga rrëzimi i një guri në shtëpinë e saj. Ishte e premte, ajo ishte besimtare, agjëronte dhe adhuronte Zotin.
Mëshirë për shpirtin e saj të mirë dhe Zoti i Mëshirshëm qoftë me të me faljen e Tij. Të gjithë jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi – ka shkruar Hafiz Botiq.