Avokati i Popullit i Ukrainës për të drejtat e njeriut ka akuzuar Rusinë për shkeljen e ligjit ndërkombëtar duke strehuar të burgosurit e luftës ukrainas në kampet e punës të destinuara për kriminelët.

Lyudmila Denisova thotë se dy kampe në rajonin e Rostovit të Rusisë – afër kufirit me Ukrainën – u liruan për të krijuar vend për të ardhurit e rinj.

Ajo pretendon se të burgosurit ukrainas ruhen nga gardianët e burgut dhe mbahen në kushte shumë më të këqija se ato të përcaktuara në rregullat e Konventave të
Gjenevës për trajtimin e njerëzve në luftë.

Rusia nuk i është përgjigjur ende akuzave të reja, por më parë ka mohuar thyerjen e traktateve ndërkombëtare gjatë pushtimit të saj.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: