TIRANE – Pas shkrimeve në “Daily Mail”, videot e Greta Hoxhës ndërsa jep lajmet në “Zjarr Tv” me gjoks zbuluar janë ndjekur deri në Australinë e largët. Një producent dhe agjent modelesh nga Sidnej, i prezantuar si Kimmy Dee, i ka bërë një ofertë mjaft joshëse 24- vjeçares nga Fieri.
“Kam parë videot e tua në YouTube. Këtu në Australi po hapet një televizion që do të lançojë lajme me spikere të zhveshura, ndaj ju propozoj nëse mund të provonit ta bënit punën tuaj jashtë vendit”, i shkruante producenti Gretës.
Oferta përmban një kontratë tremujore pune, me 3 mijë euro pagesë në javë, bileta e udhëtimit dhe qëndrimi në një banesë në Sidnej. Në lidhje me këtë ofertë, Greta shprehet: “Nuk kam vendosur ende, pasi jam në diskutime. Oferta të tjera kam pa fund, por jam më shumë e dhënë pas punës që kam aktualisht”, tha ajo.
Greta Hoxha zëvendësoi Enki Braçajn në studion televizive, ku lajmet jepen pa reçipeta. Ajo ka mbaruar studimet për Juridik, dhe filloi punë në këtë televizion pas një eksperience 5vjeçare në një televizion lokal në qytetin e Fierit.
Vetë spikerja e re është shprehur entuziaste në rrjetet sociale, pasi sipas saj vetëm në katër ditët e para që doli në transmetim, shikueshmëria ishte maksimale, duke regjistruar më shumë se 100 mijë shikues në videon e saj në YouTube. Ndryshe nga pasardhësja Enki, Greta është komentuar për gjoksin pothuaj inekzistent, sa gati nuk i duket fare poshtë xhaketës. Veç punës në televizion, ajo gjithashtu ka luajtur si aktore amatore në një film me metrazh të shkurtër, dhe është marrë dhe me modelim.(panorama)
(er.nu/BalkanWeb)
