Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se qyteti i Kreminës në Luhansk ka rënë, shkruan BBC.

Ndërkohë ende nuk janë dhënë detaje lidhur me këtë situatë dhe gjithashtu nuk ka pasur një reagim nga autoritetet ukrainase.

Ndërkohë sipas raporteve të mëparshme forcat ruse kishin nën kontroll Kreminna një qytet me rreth 18,000 banorë.

Gjithashtu Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se luftime të rënda u raportuan edhe në jug të qytetit të Izium, ndërsa ushtarët ruse përpiqen të avancojnë drejt lindjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb