Ministria ruse e Mbrojtjes,  ka njoftuar se gjatë natës janë vrarë 500 ushtarë ukrainas.

Gjithashtu Ministria pretendon se katër objekte ushtarake janë goditur me raketa me bazë ajrore me precision të lartë duke përfshirë dy depo municionesh në Kharkiv.

Ministria ruse njofton:

-Rusia goditi 87 objekte ushtarake në Ukrainë , duke pretenduar se shkatërroi 59 automjete të blinduara, artileri dhe automjete dhe vrau “rreth 500 personel armik”.

-Dy lëshues ukrainas të sistemeve raketore kundërajrore Buk-M1 dhe Osa AKM u shkatërruan.

-Dy sisteme raketore anti-ajrore ukrainase S-300, një raketë taktike Tochka-U dhe një stacion i luftës elektronike u shkatërruan pranë fshatit Barvinkove.

-Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan 13 dronë ukrainas.

Ndërkohë nga autoritetet ukrainase nuk ka pasur asnjë reagim lidhur me këtë njoftim të zyrtarëve rusë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb