Francesko Acerbi është kritikuar shumë kojëve të fundit. Mbrojtësi i njohur i Lazios ishte i vetmi futbollist i kryeqytetasve që qeshi pas pësimit të golit në fund nga Milani, e kjo gjë normalisht nuk i ka pëlqyer aspak tifozëve. Acerbi ka shkruar një letër drejtuar tifozëve lacialë, ku iu kërkon falje dhe thotë se nuk është robot, por një futbollist serioz.

“Ndeshja kundër Milanit ishte një përzierje ndjenjash dhe zhgënjimesh për të gjithë dhe kështu, pas një reagimi fillestar për shkak të instinktit, vendosa të kaloj 48 orë duke menduar dhe gjetur fjalët e duhura për të ndarë mendimet dhe ndjenjat e mia, me zemër të hapur.
Nuk pres që të ndani pikëpamjen time, por shpresoj që të paktën të dëgjohen dhe kuptohen. Fatkeqësisht, prej disa muajsh jetoj në një situatë personale që nuk e prisja kurrë ta përjetoja. Ndjej një ndjenjë vetmie që më lëndon në nivel njerëzor.

Me këtë nuk dua t’i drejtoj gishtin askujt: është ndjenja ime personale që sigurisht nuk mund të më lërë indiferent, brenda dhe jashtë fushës. Por në një moment vështirësie, familja ime më jep ekuilibër dhe qetësi për të përballuar gjithçka me kokën lart. Keqkuptimi i zakonshëm për futbollistët është se puna dhe fitimet tona na bëjnë të imunizuar ndaj gjendjeve emocionale pozitive dhe negative që karakterizojnë normalitetin e një personi.Për këtë arsye, ne priremi ta gjykojmë një lojtar si pa emocione dhe ndjenja, të cilat shpesh janë shumë të forta dhe në kundërshtim me punën tonë. Shumë herë ne bëjmë gabime, por jemi njerëz. Është e drejtë ta kujtojmë gjithmonë këtë.Asnjëherë nuk jam larguar nga detyrat dhe përgjegjësitë e mia, sepse jam burrë dhe baba, edhe para se të bëhesha futbollist. Prandaj e kam pranuar gjithmonë peshën e punës sime, duke e ditur mirë që kritika është pjesë e lojës.Ajo që nuk mund të pranoj janë dyshimet për integritetin tim personal dhe profesional, seriozitetin tim dhe angazhimin tim për të mbrojtur ngjyrat e Lacios, me ose pa shiritin e kapitenit.

Pas ndeshjes me Milanin, lexova dhe dëgjova aludime absurde që nuk mund dhe nuk dua t’i pranoj. Madje edhe fakti që jam këtu për të mbrojtur integritetin dhe profesionalizmin tim më lëndon thellë.Unë nuk jam perfekt, nuk jam robot, por jam një person serioz dhe një futbollist besnik. Kjo nuk duhet të diskutohet kurrë. Nuk harroj çdo moment të këtyre viteve në Lacio, ku përfaqësoja një pikë referimi. Mora vlerësim, dashuri dhe mbështetje, duke arritur të mbaj me krenari shiritin e kapitenit. Këto kujtime do t’i mbaj gjithmonë me vete, asnjë kritikë nuk mund të fshijë gjithçka që kam marrë ndër vite.

Natyrisht, më vjen keq për gjithçka që ka ndodhur në të kaluarën dhe për tensionet e kohëve të fundit. Kërkova falje për gabimet, për impulsivitetin e tepërt dhe për mungesën e qartësisë.E ardhmja, për sa më përket mua, është ndeshja e radhës me fanellën e Lacios, atë që e kam nderuar dhe e kam veshur gjithmonë me krenari. Do të doja të ktheja faqen, të gjithë së bashku, të paktën ta mbyllim sezonin në mënyrën më të mirë, me dinjitet dhe respekt të ndërsjellë” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: