Pas nisjes së luftën në Ukrainë, pëlqyeshmëria ndaj figurës së presidentit rus Vladimir Putin, ka pësuar vetëm rënie.

Së fundmi, në murin e një shtëpie në Cologne të Gjermanisë, është shfaqur figura e Putinit me një kostum që përdorej dikur nga të burgosurit.

Autori i veprës është artisti i famshëm gjerman Thomas Baumgartel, raporton NEXTA në faqen zyrtare në Twitter.

Identifikimi i autorit është bërë, pasi “firmë” e identitetit të tij, janë bananet e përfshira në pikturat murale që bën kudo në botë.

Baumgartel më parë pikturoi ish presidentin amerikan Donald Trump dhe homologun e tij turk Erdogan në një stil të ngjashëm.

Muralet, janë një formë e “Street Art” që shpesh shfaq revoltën ndaj ngjarjeve, realitetit apo edhe figurave të posaçme.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb