Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka deklaruar se Gjermania do t’i ofrojë ukrainasve trajnime për forcat ushtarake.

Gjatë trajnimeve do t’u mësohet se si të përdorin raketat, një lloj armë artilerie të dërguara nga SHBA.

Më parë Gjermania kishte autorizuar furnizimin e Ukrainës me 50 tanke kundërajrore, shkruan BBC.

Kujtojmë se Gjermania ka ndjekur prej kohësh një politikë për të mos furnizuar me armatim të rëndë zonat e konfliktit dhe vendimi i saj për të ndryshuar këtë qëndrim ishte thuajse një vendim historik për botën.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: