Shtetet e Bashkuara morën vendimin për shitjen e aseteve të konfiskuara të oligarkëve të sanksionuar rusë, të ardhurat nga të cilat do të përdoren për të ndihmuar Ukrainën në luftë kudnër Rusisë.

Business Insider ka raportuar se superjahti prej 90 milionë dollarësh në pronësi të oligarkut të sanksionuar Viktor Vekselberg, mund të jetë aseti i parë që do të shitet.

Ky është i vetmi jaht rus që SHBA ka kapur deri më tani, por aleatët evropianë kanë kapur shumë të tjerë.

Jahti 255 feet i gjatë, i quajtur “Tango” u sekuestrua nga organet ligjzbatuese spanjolle me kërkesë të SHBA-së gjatë javës së parë të prillit. Pronari i saj miliarder dhe themeluesi i konglomeratit rus Renova Group u sanksionua nga SHBA në mars për mbajtjen e një linje pro Kremlinit.

Meqenëse “Tango” është i vetmi jaht i lidhur me oligarkët që SHBA ka kapur me sukses deri më tani, ka të ngjarë të jetë një nga asetet e para të vendosura në sistemin e ri, duke gjeneruar potencialisht miliona ndihmë për Ukrainën.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë nuk pranoi të komentojë këtë mundësi.

(BalakanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb