Bashkimi Evropian (BE) ka ndarë 3,5 miliardë euro në mbështetje të vendeve anëtare që kanë pranuar refugjatët ukrainas.

Komisioni Evropian deklaroi se ndihma financiare është ndarë nga buxheti i BE-së për integrimin e refugjatëve në Evropë.

Ndihma financiare u dha për të ndihmuar refugjatët ukrainas dhe për t’u siguruar atyre ushqim, strehim, shëndetësi, arsim dhe punësim.

Deri më tani, pjesa më e madhe i është paguar Polonisë, 562 milionë euro.

Pastaj vjen Italia me 452 milionë euro, Rumania 450 milionë euro, Spanja 434 milionë, Hungaria 299 milionë, Çekia 283 milionë dhe Sllovakia 209 milionë euro.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb