Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Shkodër. Mësohet se të shtënat janë raportuar në hyrje të Dobraçit dhe thuhet se si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Ai aktualisht ndodhet në spital ku po merr ndihmën e parë. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po bën vlerësimet e duhura për përcaktimin e rrethanave të saj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb