Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës ka bërë me dije se zyra e saj po hap raste të reja të krimeve të dyshuara të luftës nga forcat ruse, çka e çon numrin e në 9,158 çështje penale që përfshijnë krime lufte.
“Ne kemi identifikuar tashmë kriminelë të veçantë të luftës. Ka 15 njerëz në rajonin e Kievit për shembull, 10 prej tyre në Bucha. Ne po i kërkojmë ata pasi duam t’i mbajmë përgjegjës për torturë, përdhunim dhe plaçkitje”, tha prokurorja Iryna Venedictova.
Prokurorët ukrainas emërtuan dhjetë ushtarë rusë javën e kaluar si të dyshuar për një sërë krimesh në Bucha.
Në lidhje me identifikimin e viktimave në Bucha, Venediktova tha se disa trupa nuk mund të identifikohen dhe janë mbledhur mostra të ADN-së për të vazhduar procedurat me analizimin e tyre në tentativa për të identifikuar trupat.
“Fatkeqësisht, ne kemi të dhëna për të hapur çdo ditë raste të reja: vdekje të civilëve, bombardime, dëbim të qytetarëve dhe fëmijëve tanë në territoret e pushtuara dhe në territorin e shtetit agresor etj”, tha ajo.
Prokurorja sqaroi se rastet mbulonin rajonet e Kievit, Chernihiv dhe Sumy, raportoi CNN.
Venedictova shtoi se Ukraina po merrte ndihmë ndërkombëtare në hetimet e saj.
“Tani kemi një ekip ekspertësh francezë dhe ekspertë nga Sllovakia. Ne presim ekspertët nga Lituania të martën e ardhshme”, tha ajo.
(BalkanWeb)
