Trajneri i Bolognas, Mihajlovic u diagnostifikua para pak javësh me leucemi. Sot, serbi ka lënë spitalin, teksa gjithçka është bërë e ditur nga Klubi bolonjez.

“Forca Mister, jemi me ty” – shkruhej në postim. Problemet shëndetësore kanë qenë të shpeshta për 53 vjeçarin, teksa kjo nuk është hera e parë që preket nga sëmundja e rëndë. Gjithsesi, duket se më e keqja ka kaluar, pasi mësohet se Mihajlovic gëzon shëndet të plotë. Kujtojmë që Bologna këtë periudhë është drejtuar nga Mirosljav Tanga.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb