UEFA vendosi zyrtarisht pak orë më parë që të përjashtojë nga të gjitha kompeticionit e vitit të ardhshëm Rusinë, për shkak të nisjes së luftës në Ukrainë. Kjo, me siguri, do sjellë ndryshime të detyrueshme në listën e skuadrave që do marrin pjesë në kompeticione europiane, pasi klubet ruse do të zëvendësohen me të tjera.

Vendi i parë në kampionatin e këtij vendi kishte të siguruar pjesëmarrjen në grupet e Champions League, por falë situatës së krijuar, pozicioni do të  mbahet nga Skocia, Përfaqësuese kjo që vjen menjëherë pas Kombëtares së Rusisë.

Ndryshimet prekin edhe Europa e Conference League. Për Conference League, ajo që do të përfitojë është Maqedonia e Veriut, pasi renditet e 38-ta në listën e përgjithshme dhe i falet kështu vendimit të sotëm të UEFA-Së. Sipas llogarive, fituesja e Kupës në Maqedoninë e Veriut do të shkojë direkt në turin e dytë të Conference League.

Me të vërtetë për të ardhur keq, pasi po e 38-ta në rënditje një vit më parë ishte Shqipëria, por e humbëm këtë pozicion pas rënies drastike të nivelit të futbollit në kampionat. Aktualisht, renditemi në vendin e 41-të.

(BalkanWeb)

 

 

 

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb