Një makinë bombë që shpërtheu të hënën la të paktën një person të plagosur dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale jashtë zyrës së kryetarit të bashkisë në qytetin kolumbian të Argelia në departamentin e Kaukës, thanë autoritetet lokale.

Kryebashkiaku Jhonnatan Patino tha se personi i plagosur ishte një roje sigurie që ishte në ndërtesë në momentin e shpërthimit, i cili preku gjithashtu ndërtesat aty pranë, duke përfshirë bibliotekën komunale.

“Një makinë bombë shpërtheu jashtë zyrës së kryetarit… ju mund të shihni shkatërrimin. Biblioteka u shkatërrua totalisht,” postoi zyrtari në rrjetet sociale.

Guerilët disidentë nga ish-Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), si dhe rebelët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, janë aktivë në rajon.

Përveç kësaj, Cauca është shtëpia e Klanit të Gjirit (Clan del Golfo), një rrjet kriminal i përbërë kryesisht nga ish-paraushtarakë që tani luftojnë për kontrollin e rrugëve të trafikut të drogës.

Presidenti Ivan Duque dënoi sulmin përmes Twitter dhe njoftoi një mbledhje të “këshillit të jashtëzakonshëm të sigurisë” për ta adresuar atë, duke u zotuar se do të gjente përgjegjësit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb