Këtë të mërkurë Bjellorusia ka nisur stërvitjen ushtarakë në veri të Ukrainës.
Kjo ka shkaktuar shqetësim tek autoritetet ukrainase, pasi nuk e përjashtojnë mundësinë që Rusia të përdorë forcat e armatosura nga Bjellorusia në luftë.
Mediat e huaja raportojnë se zëdhënësi i shërbimit kufitar shtetëror ukrainas Andruy Demchenko tha se Ukraina duhet të jetë e përgatitur për çdo rast.
“Ne nuk e përjashtojmë që Federata Ruse në një moment të mund të përdorë territorin e Bjellorusisë, forcat e armatosura të Republikës së Bjellorusisë, kundër Ukrainës. Prandaj, ne jemi gati.”, ka thënë ai.
Gjithashtu ai bëri me dije se kufiri i Ukrainës me Bjellorusin është forcuar që nga fillimi i pushtimit rus.
(BalkanWeb)
