Një ceremoni funerale në Mbretërinë e Bashkuar kushton mijëra paund. Nën realitetin e vështirësive ekonomike me të cilat po përballen shumë familje dhe duke pasur parasysh që pjesa e madhe e kostos së lartë shtohet nga arkivoli, shtëpitë e funeraleve në Britani kanë menduar një zgjidhje.

Arkivolet me qera janë menduar si zgjidhje për buxhetin e familjarëve që do të organizojnë ceremoninë mortore
Sipas britanikes Metro, arkivolet tradicionale më të lira të bëra prej lisi, qershie ose panje në vend kushtojnë 450 paund. Më e shtrenjta kushton 2650 paund.

Ndërsa kostoja mesatare e marrjes me qira të një arkivoli është 312 dollarë.

Shumë familje britanike tani po luftojnë me rritjen e kostove të energjisë elektrike dhe karburantit dhe gjetja e parave për funeralet e shtrenjta po bëhet një barrë shtesë për ta.

Prandaj, sipërmarrësit filluan të ofrojnë me qira arkivole. Arkivolet e marra me qira përdoren për ceremoninë paraprake dhe madje edhe për varrim. Më vonë hiqen veshjet e brendshme me trupin dhe i ndjeri digjet ose varroset në një arkivol të thjeshtë.

Shitësit e produkteve mortore nuk shohin asgjë tronditëse në një praktikë të tillë. Nëse mund të marrësh me qira një fustan nusërie, atëherë pse nuk mund të bësh të njëjtën gjë me një arkivol?

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb